Ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak beson se Bashkimi Evropian nuk ka luksin të presë pesë vite për t’u zgjeruar me anëtarësimin e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor,.

Ai shprehu këtë përpara ceremonisë së nderit të doktoraturës që iu dha nga Universiteti i Mostarit në Bosnje.

Ai u tha gazetarëve se Bashkimi Evropian duhet të jetë aktiv, i dukshëm dhe prezent në rajon.

“Nuk është sekret ajo që çështja e zgjerimit nuk është shumë e popullarizuar tani, sepse ekziston mendimi që BE së pari duhet të kryejë konsolidimin e brendshëm; t’i japë fund çështjes së Brexit, të zgjidhë çështjen turke dhe vetëm atëherë të fillojë zgjerimin”, tha Lajçak.

Megjithatë, ai mendon se është një gabim.

“Të gjitha këto procese duhet të shkojnë paralelisht me zgjerimin, sepse ne nuk kemi luksin të lëmë këtë rajon që të presë dhe për pesë vjet të tjera. Prandaj, duhet të angazhohemi”, tha kreu i diplomacisë sllovake, një ndër diplomatët e njohur të Brukselit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re