I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të shkojë të martën në një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Lajmin për ardhjen e Lajçakut në Kosovë e ka konfirmuar zyra e Kryeministrit.

Pritet që gjatë vizitës së nesërme Lajçak të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti.

“Po, është e vërtetë se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak nesër do të vijë në Kosovë dhe do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti. Për orën e takimit do të njoftoheni nesër nga zyra jonë, ndërsa rreth agjendës së z. Lajçak ju lutem drejtohuni tek zyra e BE-së në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e kryeministrisë për Gazetën Ekspress.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re