Tashme Kosova dhe Serbia do te kene nje perfaqesues nga Bashkimi Europian i cili do te ndermjetesoje dialogun mes dy vendeve, me qellim arritjen e nje marreveshjeje perfundimare.

 

Këshilli i BE-se ka caktuar  diplomatin sllovak Mirosllav Lajçak si përfaqësues special për dialogun Prishtinë-Beograd.

 

Lajcak  do të mbaje këtë post per një mandat fillestar prej një viti.

 

Mirosllav Lajcak është një diplomat karriere, i cili ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Sllovakisë dy here. Ai gjithashtu ka qene edhe President i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Po ashtu, diplomati i larte ka qene i angazhuar me disa misione ne vendet e Ballkanit.

 

Caktimi i perfaqesuesit te BE per dialogun, vjen 6 muaj pasi Shtetet e Bashkuara vendosen diplomatin Richard Grenell si te derguar per arritjen e marreveshjes Prishtine-Beograd.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re