Emisari special i Bashkimit Evropain për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me anëtarët e Bundestagut gjerman.

 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Lajçak, përmes një postimi në X. Ai ka treguar se me anëtarët e Bundestagut ka diskutuar për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

“Pati një shkëmbim të hapur dhe të thellë me anëtarët e Komisionit të Bundestagut për Bashkimin Evropian sot në Bruksel”, ka shkruar Lajçak në Tëitter.

 

“Folëm për momentin e ri të zgjerimit të Bashkimit Evropian, gjendjen e dialogut [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë] dhe hapat e ardhshëm”, ka thënë ai.

 

Lajcak ka përfunduar duke i falënderuar anëtarët e Bundestagut për mbështetjen që i kanë dhënë atij në punën që e bën në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./

 

Had an open and insightful exchange with 🇪🇺 Affairs Committee members of 🇩🇪 @Bundestag today in Brussels. We spoke about the new momentum for 🇪🇺 enlargement, the state of play in the Dialogue and next steps. Grateful for 🇩🇪 support to my work and the 🇪🇺 path of the entire region. pic.twitter.com/gaNrJwLIZC

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 6, 2023

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re