Skip to content

Lajçak në Prishtinë; takohet me Albin Kurtin

I dërguari i bashkimit europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miloslav Lajçak ka mbërritur në Prishtinë.

 

Zyrtari i larte i unionit po zhvillon një takim kokë me kokë me kryeministrin Albin Kurti, në selinë e qeverisë.

 

Në fokus të bisedës është vijimi i dialogut me Serbinë si dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve.

 

Vizita e Lajçak në Prishtinë vjen 3 ditë pasi sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiç, në të cilën besohet se iu kërkoj liderve ballkanike, gjetjen sa më shpejt te një zgjidhjeje.