Puna e Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk ndalon.

 

Nga forumi ekonomik botëror në Davos të Zvicrës i dërguari i unionit për dialogun, Miroslav Lajçak ka zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

Në fokus të bisedimeve kanë qenë hapat e ardhshëm per dialogun.

 

 “Fillova ditën time në Davos me një diskutim të thelluar me kryeministrin Albin Kurti. Folëm për hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

 

Më pas i dërguari i BE ka takuar edhe Vuçiç. Ka qenë presidenti serb ai i cili me anë të një postimi në Instagram ka konfirmuan bisedimet me zyrtarin europian.

 

“Dhe në këtë vend të rëndësishëm, vazhdoj diskutimet me Miroslav Lajçak për situatën në rajon dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës“, ka shkruar Vuçiç.

 

Më 20 janar Lajçak do të vizitojë Beogradin dhe më pas Prishtinën ne perpjekje per arritjen e nje marreveshje mes dy vendeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re