I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka mbërritur sot në Prishtinë, për të zhvilluar bisedime me presidenten Vjosa Osmani e më pas edhe me kryeministrin Albin Kurti.

 

Vizita e Lajçak në kosovë vjen në kuadër të diskutimeve, për takimin Kurti-Vuçiç, që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, në 18 mars.

 

Pas vizitës në Prishtinë, Miroslav Lajçak do të udhëtojë drejt Serbisë, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

 

Qëllimi kryesor i takimeve, është vënia në zbatim e pikave të planit të propozuar nga Bashkimi Europian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re