Rreth 20 diplomatë amerikanë, që jetojnë e punojnë në Vjenë janë prekur nga një sëmundje misterioze, që sipas raportimeve të para është tepër e ngjashme me sindromën ‘Havana’.

Mësohet se ata kanë shfaqur shenja të humbjes së ekuilibrit dhe dëgjimit, ndërsa dyshohet se sëmundja është shkaktuar nga një sulm me valë zanore.

Sipas BBC, rastet në fjalë u konfirmuan nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili ka kërkuar një hetim të thellë të këtij incidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re