U arrestua në flagrancë Alfred Gjini, pasi gjatë një konflikti me bashkëshorten e tij shtetasen Anisa Gjini, kjo e fundit është vetë hedhur nga banesa e për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re