Skip to content

3 muaj nga zgjedhjet, zyrtarët e PS-së kallëzohen për herë të dytë brenda javës në SPAK

 

Pas Partisë Demokratike, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar pranë Prokurorisë se Posaçme zyrtarë të Partisë Socialiste.

Kallëzimi është depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, i cili akuzon se zyrtarët e PS-së kanë shpërdoruar detyrën në funksion të fushatës elektorale.

Sipas LSI, zyrarë të lartë të PS janë angazhuar në aktivitete elektorale edhe pse KQZ parashikon se diçka e tillë është e ndaluar.