Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 3 pacientë ( një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça) kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Po gjatë kësaj periudhe kohore, janë kryer 887 testime dhe kanë rezultuar 121 persona pozitivë me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

Gjithashtu janë shëruar 97 pacientë duke e çuar në 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID19. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike i përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni të rrezikshëm: Ruani distancimin social; Mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca;

Kujdesuni për higjenën e duarve dhe atë respiratore; Dezifektoni objeketet që prekni, ajrosni ambientet, shmangni grumbullimet, të gjitha këto janë masa të rëndësishme që ju mbrojnë nga COVID-19.

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.  Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020); Testime totale 82.233; Raste pozitive 12787; Raste të shëruara 7139; Raste Aktive 5278; Humbje jete 370  (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2616; Durrës 564; Shkodër 381; Lezhë 305; Elbasan 304; Korçë 249; Fier 244; Vlorë 193; Kukës 150; Berat 105; Dibër 86;
Gjirokastër 81.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re