Një numër i madh rastesh të reja më Covid-19, janë regjistruar në qytetin e Beratit, ku raportohet për një përhapje të gjerë edhe në institucionet publike të qytetit.

Bëhet me dije se në burgun e Beratit, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 4 persona, 1 gardian burgu, 1 operator i IEPV, një guzhinier si dhe një inspektor i burgut në Berat.

Po ashtu raportohet se në Spitalin Rajonal të Beratit ka rezultuar pozitive një mjekë infeksioniste, një infermiere në Repartin Covid, si dhe dy infermierë në Qendrën Shëndetësore Nr.2.

Edhe një Gjykatën e Beratit, kanë rezultuar pozitive 2 punonjëse administrate, 1 Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat. Po ashtu pozitive me Covid-19 ka rezultuar edhe 1 sanitare në kopshtin “Barrikadë” në Berat, si dhe 2 mësuese në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re