Goditi drejtorin e një banke në ambientet e punës, arrestohet 52-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. K., 52 vjeç, pasi, pas një debati me drejtorin e një banke të nivelit të dytë, në ambientet e punës, e ka goditur atë me grushte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re