Skip to content

LAJM I FUNDIT/ 52-vjeçari u hodh nga kati i katërt, flet drejtori i Sanatoriumit: Ja kur u shtrua, është një moment shumë i vështirë dhe për ne (Nuk flet asgjë për masat)

Flet drejtori i spitalit të Sanatoriumit, Perlat Kapisyzi, pasi 52-vjeçari Preng Gjonaj u hodh nga kati i katërt i spitalit. Kapisyzi u shpreh se pacienti që i dha fund jetës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ishte shtruar në spital që prej datës 25 Tetor, ndërsa nuk kishte shfaqur probleme psikologjike.

Drejtori i Sanatoriumit u shpreh se kjo ishte një ditë shumë e rëndë dhe për vetë stafin mjekësor, ndërsa gjeti rastin ti shprehte ngushëllimet familjarëve të Gjonajt.

Perlat Kapisyzi:

Në radhë të parë ngjarja na ka tronditur ne si staf mjekësor, 52-vjeçari është shtruar në datën 25 Tetor, i është nënshtruar të gjithë ekzaminimit, nga Covidi, i shprehim ngushëllimet më të ndjera dhe më të sinqerta familjarëve të pacientit.

Sipas të dhënave që ne kemi, nga momenti i shtrimit, pacienti nuk paraqiste shenja psikologjike jo normale, ky është një moment shumë i vështirë për ne, kërkojmë dhe mbështetjen tuaj, për tu kujdesur sa më mirë pacientët. Është momenti që të respektojmë dhimbjen e familjarëve dhe dhimbjen tonë.

/faxweb