Skip to content

LAJM I FUNDIT/ 60-vjeçari nga Tirana humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, policia e gjen të vdekur në makinë

Më datë 08.12.2020, rreth orës 15:45, në rrugën e “ Fush Prezes ”, në afërsi të Urës së Gjolës, shtetasi A.S. rreth moshës 60- vjeçare nën drejtimin e mjetit “Mercedez Benz” dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe nga veprimet pararake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut e humbjes së jetës.

/faxweb