Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksídent i réndë në Elbasan, 5 të plágosur më urgjencë në spital, makinat përfundojnë të shkátërruara jashtë rrugës (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan ku për shkak të një parakalimi të gabuar kanë mbetur të plagosur 5 persona të cilët janë nisur me urgjencë për në spital.

Gazetarja e Fax News, Entela Duka raporton se të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Elbasanit ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes përgjatë aksit Elbasan-Peqin për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Për shkak të kthimit të pushuesve nga plazhi, është krijuar radhë e gjatë e automjeteve duke krijuar trafik.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb