Një aksident ka ndodhur sot në Elbasan, ku një makinë ka përplasur një 21-vjeçare. Kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkaq drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në Elbasan, në unazën e qytetit, shtetasi K. S., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen A. H., 21 vjeçe, këmbësore, e cila u dërgua në Spitalin Rajonal Elbasan, për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re