Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Qerek të Krujës.
Një automjet me drejtuese një shtetase 31 vjeçare ka përplasur për vdekje një person, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
31-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e policisë, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
Njoftimi i plotë i policisë: Krujë/Informacion paraprak
Më datë 28.12.2020, në orën 19:15, në Qerek, Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/faxweb