Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Shkodër, makina fluturon nga rruga dhe përfundon e përmbysur jashtë saj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj. Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi I mjetit, I cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/faxweb