Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një 17-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Don Boskos në Tiranë. Drejtuesi i mjetit pas përplasjes ka braktisur makinën e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.02.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në “Don Bosko”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re