Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Dy automjete dhe një motor janë përlasur dhe për pasojë drejtuesi i motorit përfundoi poshtë makinës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në afërsi të “Nënkalimit” dhe drejtuesi i lënduar është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se ka pësuar fraktura të rënda dhe është në gjendje të rëndë.
