Një aksident me pasojë 4 të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Rinas-Tiranë këtë të martë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Domjes ku u aksidentuan dy automjete.

Për pasojë janë lënduar katër persona, mes të culëve janë edhe dy efektivë policie, të cilët nuk ishin në shërbim kur ndodhi aksidenti. Raportohet se shkak për ngjarjen është bërë shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte një mjet si dhe lagështira në rrugë.

Mbetet e paqartë si është gjendja shëndetësore e personave që kanë mbetur të plagosur. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re