Një aksident me vdèkje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prrenjas, ku si pasojë e daljes së mjetit nga rruga ka humbur jetën një 34 vjeçar.

Njoftimi: Në rrugën rurale të fshtatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë,  duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti  ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re