Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin e autostradës Milot-Mamurras. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se një makinë e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt, ku për pasojë ka humbur jetën një person, rrugës për në spital.

Në mjet udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe fëmijët, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të plagosurit për në spitalin e Traumës, ndërsa gruaja nuk ka mundur të shpëtojë.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re