Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në vendin e quajtur “Kombinat” në Berat. Sipas informacionit të policisë, një mjet tip “Ford” ka përplasur një 55 vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.
Informacion paraprak
Rreth orës 18:10 në vendin e quajtur “Kombinat”, shtetasi F.H, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren S.M, 55 vjeç, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat në gjendje të pastabilizuar për jetën.
Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhejn e shkaqeve te aksidentit.
