Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Billaj të Kavajës, ku një 83-vjeçar i cili po drejtonte një mjet motorik ka goditur nga pas një karrocë që po tërhiqej nga një kalë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur 82-vjeçari, i cili është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë: Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 19.01.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Bogovë, Njësia Administrative Synej, shtetasi S. M., 83 vjeç, duke drejtuar mjetin motorik ka goditur nga pas një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi S. M., i ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/faxweb