Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në Misto Mame, në rrugën “Thoma Goxhaj”.

Mësohet se shofer ka qenë një 17 vjeçar i cili pas aksidentit ka dalë nga mjeti dhe është larguar me vrap.

Nuk dihen shkaqet e ndodhjes së aksidentit dhe rrethanat aktuale të ngjarjes. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërkohë që pritet zbardhja e ngjarjes së ndodhur.

Detaji i vetëm që dihet është që drejtuesi i makinës ka qenë një 17 vjeçar i cili është larguar menjëherë pasi ndodhi aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re