Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme tek kthesa e Kamzës ku një i ri 27-vjeçar ka përplasur 52-vjeçarin e identifikuar me inicialet Xh.K, i cili po udhëtonte me biçikletë. I lënduari është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, i identifikuar si F.Gj., ndodhet në vendngjarje. Nuk dihet ende si u shkaktua aksidenti, por policia po heton për zbardhjen e plotë të motivit që shkaktoi aksidentin.

Informacion paraprak: Më datë 08.08.2020, rreth orës 17:25, tek kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin F.Gj., 27 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin XH.K., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekeve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re