Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Milot-Mamurras, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, ndërrojnë jetë dy persona

Ilustruese

Njoftimi i plotë: Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe  vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb