Numri i personave të infektuar me koronavirus vijon të mbetet i lartë, ndërsa burime për Fax News bëjnë me dije se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 77 raste të reja, vetëm një më pak se ditën e djeshme.

Shifra më e lartë ditore në Shqipëri është regjistruar disa ditë më parë me 82 raste të reja ndërsa ditën e djeshme kishte 78 raste.

Pritet që në minutat në vijim ministria e Shëndetësisë të bë përditësimin e situatës. Nga ana tjetër të dhënat tregojnë se Spitali Infektiv është drejt mbushjes së kapaciteteve të tij për të pritur pacientët e rinj me Covid-19 ndërsa pritet rihapja e “Shefqet Ndroqit”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re