Prokurori Altin Dumani është zgjedhur zëvendësdrejtor i SPAK, me mandat dy vjeçar.

Mësohet se emri i Dumanit është propozuar në mënyrë unanime nga vetë prokurorët e SPAK.

Njoftimi i SPAK:

Me datë 10 Qershor 2022 zhvillua mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me rend dite : “ Caktimi i Zv. Drejtuesit të Prokurorisë Posaçme”.

Drejtuesi Prokurorisë Posaçme fillimisht mori mendimin e prokurorëve të cilët në mënyrë unanime propozuan që si zv. Drejtues të rizgjidhej prokurori Altin Dumani.

Në vijim Drejtuesi i Prokurorisë Posaçme vendosi :”Caktimin e zotit Altin Dumani në funksionin e Zv. Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për një afat dy vjeçar”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re