Home SHQIPERIA LAJM I FUNDIT/ Armë dhe para të padeklaruara, kapen dy shtetas të huaj në aeroportin e Rinasit

LAJM I FUNDIT/ Armë dhe para të padeklaruara, kapen dy shtetas të huaj në aeroportin e Rinasit

0
LAJM I FUNDIT/ Armë dhe para të padeklaruara, kapen dy shtetas të huaj në aeroportin e Rinasit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Nga kontrollet e pikës doganore në Rinas është bërë i mundur kapja e një shtetasi nga Egjipti i cili kishte në posedim pistoletë çakmak dhe një shtetas tjetër nga Sudani i cili kishte një shumë të konsiderueshme eurosh.

Burime bëjnë me dije se ndalimi i tyre është bërë nga policia e komisariatit Rinas e cika ka zbuluar 2 raste tentativë për të kaluar sende të paligjshme.

I arrestuari i parë është shtetasi me inicialet E.M nga Sudani por me leje qëndrimi në Shqipëri ndërsa vinte në vendin tonë nga Dubai. Evidentimi i këtij rasti është bërë nga kontrolli në vijën e dytë pas dyshimeve që krijoi. Shuma prej 62 mijë eurosh rezulton se nuk i kishte deklaruar në doganë.

Rasti i dytë ka të bëjë me një shtetas egjiptian me iniciale N.B i cili kishte vendim dëbimi nga Shqipëria për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrolleve të bagazheve imazhet e skanerit kanë dalluar një send në dukje pistoletë duke alarmuar policinë e cila u hodh menjëherë në veprim. Nga kontrolli rezultoi se ajo ishte një pistoletë çakmak e futur në një këllëf të zi.

Shtetasi egjiptian do të udhëtonte drejt Gjermanisë dhe mbajta e këtij sendi mund të rrezikonte sigurinë e avionit. Ai është intervistuar edhe nga agjentët e Antiterrorit për qellimin e mbajtjes së pistoletë çakmak, ndërsa ende nuk ka të dhëna mbi pretendimet e tij.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë