Karabinierët italianë në bashkëpunim me Interpolin po hetojnë trafikun e gjerë të drogës ku rezultoi i përfshirë ish kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku.

Autoritetet kanë dyshime se në këtë rrjet janë të përfshirë edhe politikanë të tjerë shqiptarë. Agim Kajmaku u arrestua pak javë më parë me nipin e tij Edmond Kajmaku dhe tashmë situata e tyre mund të rëndohet pasi hetuesit po përputhin faktet e mbledhura gjatë hetimeve.

Ata kishin hartuar një plan pothuajse perfekt për te menaxhuar trafikun e gjerë të kokainës nga një fshat i izoluar në Marche pranë portit të Ankonas dhe Barit. Gjithçka dyshohet se drejtohej nga Kajmaku përmes kompanisë së luleve të regjistruar në emër të gruas së tij, ku ish kryebashkiaku rezulton si aksioner.

Grupi hetimor me hetues shqiptarë dhe italianë kanë ushtruar ditët e fundit një kontroll të imtësishëm në një kamion të kësaj kompanie që mbërriti në portin e Durrësit ku zbuloi disa vende të fshehta brenda mjetit, megjithatë nuk gjeti lëndë narkotike.

Por kjo i ka mjaftuar atyre për të krijuar skemën me të cilën dyshohet se transportoheshin qindra kg drogë.

Mediat shkruajnë se policia shqiptare ka gjetur edhe një llogari rrjedhëse në emër të gruas së ish kryebashkiakut ku janë depozituar 2 milion dollarë. Tashmë po hetohen për burimin e të ardhurave.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re