Berat

Finalizohen me sukses dy operacione, të koduara “Tatimet” dhe “Stop”.

Në kuadër të operacionit “Tatimet” janë ekzekutuar masat e sigurisë për 3 shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në kuadër të operacionit “Stop” është ndaluar 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, pas nje hetimi disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, bënë të mundur finalizimin e dy operacioneve, si rezultat i të cilëve u bë dokumentimi me prova ligjore i përfitimit në mënyrë të parregullt, në disa raste, i vlerave monetare nga 2 shtetas që ushtrojnë funksione publike.

Në kuadër të operacionit “Tatimet” u ekzekutuan masat e sigurisë të caktuara Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, si më poshtë:

“Arrest në burg” për shtetasin Z. M., 50 vjeç, banues në Berat, inspektor i tatimeve në DRT Berat, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

“Arrest në shtëpi” për shtetasit A. Z., 66 vjeç, banues në Skrapar dhe V. Sh., 42 vjeç, banues në Drenovic, Berat (të dy administratorë subjektesh), për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shtetasi Z. M., gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, ka përfituar vlera monetare në mënyrë të parregullt, nga shtetasit A. Z. dhe V. Sh, duke i favorizuar në kontrollin e dokumentacionit të subjekteve të tyre.

Në kuadër të operacionit “Stop” u bë ndalimi i shtetasit V. L., 40 vjeç, banues në Skrapar, specialist pranë DZM Berat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas, gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, ka përfituar vlera monetare në mënyrë të parregullt nga individë dhe subjekte, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të nxjerrjes së pllakave të gurit në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre rasteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtjeshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re