Nje aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 26-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë.
Mësohet se mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Duket se shkak për humbjen e kontrollit të mjetit dhe për pasojë përplasja e fortë me bordurën ka qenë shpejtësia me të cilën ishte duke udhëtuar mjeti.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. (E.K/Faxweb.al)
/faxweb
