Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Banesa përfshihet nga flakët, digjet një burrë i paralizuar

 

Një banesë në fshatin Kuqan në Elbasan është përfshirë nga flakët.

Brenda shtëpisë ka qenë një burrë i moshuar, i cili ndodhej në krevat pasi ishte i paralizuar.

Ai ka marrë plagë djegie dhe është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë është bërë e mundur shuarja e flakëve . Paraprakisht thuhet se zjarri është shkaktuar nga një cigare duhani e lënë ndezur nga i moshuari.