Banorët e Zall Gjoçajt protestuan këtë të premte përballë Prokurorisë së Posaçme ku depozituan edhe një kallëzim për një sërë zyrtarësh, ndër ta edhe ministrin Blendi Klosi.

Ata i konsideruan ndërtimet në parkun kombëtar të paligjshme dhe thanë për mediat se do vazhdojnë protestën që e mbajnë gjallë prej dy vitesh, edhe pse tubimet janë të ndaluara për shkak të pandemisë.

“Ne kemi ngritur një çadër dhe kemi qendruar për 8 muaj aty, me ardhjen e pandemisë nuk na lejuan që të qendronim më aty, dhe firma shfrytëzoi këtë kohë që të punonte me tre turne. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit, ku firma është futur 2 kilometra e gjysëm në parkun kombëtar. Këto institucione po na marrin ujin e pijshëm”, u shprehën banorët.

“Ministri Blendi Klosi ka nënshkruar një kontratë që dëmton parkun kombëtar, kemi paditur drejtorin e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej, Kryetarin e Bashkisë së Matit dhe të gjithë ekspertët që thonë se nuk dëmtohet zona e mbrojtur”, thotë përfaqësuesja ligjore e banorëve të Zall Gjoçajt.

Banorët thonë se vetëm një pushtues mund të ju marrë ujin njerëzve të këtyre fshatrave për të avantazhuar një firmë private, për të ndërtuar HEC-e./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re