Xhelal Mziu është caktuar si drejtues politik i qarkut Dibër nga Partia Demokratike. Dibra rezulton një nga qarqet më problematike të zgjedhjeve të shkuara, ku përgjimet e dosjes 184 kanë nxjerrë zbuluar shit-blerjen e votave nga zyrtarë të lartë lokal.

Kujtojmë se pak më herët u zyrtarizua Edmond Spaho në krye të qarkut të Korçës dhe Mark Marku në krye të qarkut të Lezhës.

Në këtë mënyrë ky proces i Partisë Demokratike po shkon drejt finalizimit, por ajo që ngjallë më shumë kureshtje është kush do të jetë emri që do të udhëheqë Partinë Demokratike në qarkun e Tiranës.

Derimë tani Basha ka përzgjedhur drejtues politik në qarqet:
Durrës- do të drejtohet nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka
Elbasan- Gazment Bardhi
Vlorë- Bujar Leskaj, i cili rikthehet në politikë pas angazhimit të tij në KLSh
Fier- Enkelejd Alibeaj
Shkodër- Helidon Bushati

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re