Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë një komunikimi me mediat ka thënë një datë të mundshme se kur mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme vendore në vend.

Balla tha se data 9 maj e vitit 2021 mund të jetë një datë shumë e mirë për zgjedhjet e ardhshme paralamentare.

Balla duke iu përgjigjur gaztetarëve në lidhje me gatishmërinë e Bashës, i cili filloi dje përgatitjet për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe për kryetarë bashkise, Balla tha se zgjedhjet lokale do të mbahen në 2023.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i propozoi dje kryesisë së forcës më të madhe të opozitës nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie.

Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re