Një aksident me pasojë plagosje është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Kombinat – Uznov në Berat. Një automjet përplasi një kalimtare në vendin e quajtur “Posta e lagjes Barrikadë”.

Qytetarët në vendngjarje thanë se kalimtarja është dërguar në spital nga vetë shoferi dhe ndodhet në terapi intensive në sallën e kirurgjisë. Policia po punon për zbardhjen e kētij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re