Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të Martë në Ksamil ku një 69-vjeçare nga Berati ka gjetur vdekjen  pasi ka rënë nga një lartësi duke marrë dëmtime të mëdha në kokë çfarë i ka kushtuar jetën.

Gruaja ndodhej me pushime në zonën e Ksamilit. Ende janë të panjohura shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Në plazhin e Ksamilit, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një mur, shtetësia K. Ç., 69 vjeçe, banuese në Berat, e cila ka qenë me pushime dhe e shoqëruar nga familjarët e saj.

Si pasojë e rrëzimit ajo ka marrë dëmtime në kokë dhe pas ndërhyerjes së mjekësve në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen”, njofton polica.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re