Skip to content

Lajm i fundit/ Bie nga lartësia dhe gjen vdekjen një punëtor ndërtimi në Tiranë

Një punëtor ka humbur jetën në Tiranë. Ai ka qenë duke punuar tek “Fusha e Aviacionit”, kur ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi M.P., 63 vjeç.

Edhe pse është shkuar menjëherë në vendngjarje, mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.