Një grua gjeti vdekjen në Tiranë, pasi rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit. Ajo është shtetasja me inicialet A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re