Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Bilanc tragjik nga të shtënat me armë në Astir, i dashuri vret të renë dhe motrën e saj

Ka ndryshuar dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Astir, ku kanë mbetur të vdekura dy motra. Burime bëjnë me dije për gazetarin e Fax News Lisi Myrta, se autori i ngjarjes është një shtetas maqedonas, i cili kishte lidhje me njërën prej vajzave të vrara.

Shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është bërë refuzimi i njërës prej viktimave për të vazhduar lidhjen me autorin.

Fillimisht u tha se ishte djali ai që kishte qëlluar me armë nënën e tij, por me kalimin e minutave ngjarja është qartësuar, dhe bëhet me dije se kemi të bëjmë me dy viktima. Autori mësohet se është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa derimë tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për rastin nga ana e Policisë.

Siç shihet dhe në foton e siguruar nga Fax News, në vendngjarje ndodhen ende shumë forca policie, që po vijojnë hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Vijon…

/faxweb