Një 68-vjeçar i pastrehë është gjetur i pajetë në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” të këtij qyteti.

68-vjeçari me inicalet P.B., u gjet pa shenja jete në një garazh të kësaj lagjeje, vend ku mendohet se kishte krijuar strehën e tij prej disa kohësh.

Grupi hètimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht mësohet se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhùne.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re