Presidenti amerikan Donald Trump  refuzoi menjëherë të marrë pjesë në debatin e ardhshëm presidencial pasi Komisioni për Debatet sugjeroi që përballja të ishte virtuale, dhe jo fizike, siç kishte qenë herën e kaluar.

Donald Trump tha të enjten në mëngjes se nuk do të marrë pjesë në një debat virtual me kandidatin demokrat për President, Joe Biden.

“Jo, unë nuk do ta harxhoj kohën me një debat virtual,” shtoi Presidenti, i cili prej disa ditësh tashmë është prekur dhe është duke u trajtuar për Covid 19.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re