COVID ka mbërritur dhe në institucionet më të larta të drejtësisë. Burime bëjnë me dije se ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe një gjyqtar i gjykatës së posaçme, i cili ka pasur seanca rregullisht në muajin e fundit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjyqtari në fjalë është Sandër Simoni, i cili ka rezultuar pozitiv në javën e fundit, dhe që prej asaj dite nuk është paraqiturmë në punë.

Por edhe pse ai nuk është paraqitur në punë, mundësia që të ketë infektuar persona të tjerë është e madhe, dhe për këtë shkak seancat janë pezulluar përkohësisht.

Gjykata e Posaçme dhe SPAK janë në të njëjtën godinë, dhe frika që numri i të infektuarve të jetë më i madh është ekzistente.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re