Covid 19 duket se ka mbërritur dhe në familjen e Vangjush Dakos, ish-kryebashkiakut të Durrësit. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ka rezultuar pozitive bashkëshortja e Dakos, e cila punonte në Drejtorinë e Shëndetit Publik, institucion i cili është mbyllur tashmë nga ISHSH dhe po kryhen të gjitha dizinfektimet.

Ndërkohë që jozyrtarisht burimet bëjnë me dije se dje i është marrë tamponi dhe vetë Dakos, i cili po ashtu ka rezultuar pozitiv me Covid. Të gjithë anëtarët e familjes janë karantinuar në banesë, ndërkohë që vijon hetimi epidemiologjik për kontaktet që ata kanë pasur gjatë gjithë këtyre ditëve.

Në të gjithë vendin në 24 orët e fundit u zbuluan 69 raste të reja me Covid 19, ndërkohë që 3 persona humbën jetën në spitalin Infektiv, mes të cilëve dhe një 44-vjeçare nga Durrësi, që sipas MSH-së kishte sëmundje shoqëruese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re