Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Covidi i merr jetën mjekut nga Skrapari, prej 9 ditësh ishte në terapi intensive

Doktor Esat Pashaj nga Skrapari ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare pasi u infektua me koronavirus. Ai kishte 9 ditë që qëndronte në terapi intensive në Tiranë, ndërsa në orët e para të së hënës humbi betejën me sëmundjen.

Mjeku ishte Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar. Nuk është rasti i parë që kemi humbje jete nga Covidi në bluzat e bardha.

Kujtojmë se në korrik u nda nga jeta mjeku 69-vjeçar Hysni Shkjau, i cili ushtronte profesionin prej 40 vitesh dhe vuajti ndërlikime në frymëmarrje për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Ndërsa në fund të muajit qershor u nda nga jeta mjeku 58-vjeçar Arjan Pushi, profesor me kontribute të njohura në fushën e hematologjisë.