Rendohet bilanci i te infektuarve te materniteti i Elbasanit. Sapo kane mberritur pergjigjet e testit te Covid ndaj 14 personave personel shendetesor te gjinekologjiku. 4 infermjere dhe mjeku i femijeve qe asiston ne lindje ka rezultuar pozitiv ndersa 9 personat e tjere negativ.

Para dy ditesh pozitive rezultoi edhe bashkeshortja e pediatrit, e cila gjithashtu punon si kryeinfermjere ne gjinekologjik. Kujtojme se pas shfaqes se rasteve te para pozitive ne maternitetin e Elbasanit u mbyllen disa sherbime ne kete pavijon, duke qendruar hapur vetem urgjenca gjinekologjike, pra lindjet.

Burime bëjnë me dije se është konfirmuar pozitiv me Covid- 19 edhe një efektiv i drejtorisë vendore të policisë së Elbasanit, lajm të cilin e këmi transmetuar një ditë më parë. Efektivi është pjesë e shërbimit rrugor dhe mendohet se është infektuar nga drejtori i shërbimit rrugor në Elbasan i cili po ashtu u konfirmua me koronavirus pak ditë më parë. Aktualisht nga radhët e forcave të rendit të Elbasanit janë 3 punonjës të konfirmuar me Covid-19.

E hëna e kaluar  ka shënuar plot 8 raste te reja me Covid në Elbasan në 24 orët e fundit. Numri më i lartë që nga shfaqja e pandemisë , ndërsa sot Elbasani renditej i dyti pas Tiranës. Burimet bëjnë me dije se 8 rastet e sotme i takojnë kontakteve të mëparshme.

Konkretisht kanë rezultuar pozitiv 2 infermjere te materniteti, 2 paciente te shtruara në pavijon, konfirmohet pozitiv edhe bashkëshorti i njërës paciente, si dhe një punonjëse banke e nivelit të dytë, ndërsa 2 të tjerë i takojnë kontakte të rasteve të mëparshme.

Shfaqja e virusit te reparti i gjinekologjisë ka bërë q ënjë pjesë e stafit të vetëkarantinohet, ndërsa ofron vetëm shërbimin e urgjencës, ndërsa konsultat janë pezulluar.Kujtojmë se që nga nisja e pandemisë në qarkun e Elbasanit janë shënuar dy viktima, respektivisht një në Librazhd dhe një tjetër në Elbasan.

Lajm në përditësim…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re